Dukesha e 18 e Albas, në Spanjë, e cila ndërroi jetë të enjten në moshën 88-vjeçare, ishte një nga personat më të pasur në Europë dhe aristokratja me më shumë tituj në botë, pronare e pallateve mitike dhe punëve të paçmueshme të artit.

Ajo ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë, e rrethuar nga familjarë në “Palacio de Duenas” në Seville, pallat i ndërtuar në shekullin e 14 dhe i njohur për ambientet e mbushura me pemë limoni, apo më e preferuara e shumë pronave të saj.

Maria del Rosario Cayetana Alfonsa Victoria Eugenia Francisca Fitz-James Stuart y Silva, e njohur shkurtimisht nga miqtë si “Cayetana”, është futur në librin e rekordeve Guinness si personi më i titulluar në botë.

Ajo ka qenë 14 herë një figurë dinjiteti e Spanjës, 5 herë dukeshë, një herë konteshë-dukeshë, 18 herë markeze, 18 herë konteshë dhe një herë e ve e kontit, sipas të dhënave të saj.

Top Channel