“Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit: Shtrëngoja dhëmbët që të mos qaja
Është një nga tre operat më të njohura, që janë shkruar ndonjëherë. “La Boheme”, e kompozitorit italian Giacomo Puccini, na çon në një histori dashurie në Parisin e shekullit XIX.
Akti 1 – Është vigjilja e Vitit të Ri 1830. Në një apartament të një lagjeje të varfër jetojnë katër miq artistë: Rodolfo, Marcello, Collin dhe Schaunard. Rodolfo bie në dashuri me fqinjën e tyre, rrobaqepësen Mimi.
Akti 2 – Në kafe “Momus”, Rodolfo i prezanton miqve të tij Mimi-në. Hyn në skenë Musseta, ish e dashura e Marcellos, me Alcindoron një zyrtar i pasur. Dashuria e Mussetas e Marcellos dhe “lojërat” e tyre do të jenë vazhdimisht në antitezë me atë të Mimi dhe Rodolfos.
Akti 3 dhe 4 – Në periferinë e Parisit, Mimi është e sëmurë. Të dy vendosin të ndahen, edhe pse dashuria e tyre është shumë e fortë.
Pak muaj më pas, në një apartament në Paris, Mussetta sjell Mimi-në, e cila është shumë sëmurë dhe i ishte lutur të shihte Rodolfon. Rodolfo dhe Mimi, vetëm në dhomë, kujtojnë mbrëmjen në të cilën u njohën. Mimi e siguron Rodolfon se ai është dashuria e saj e vetme. Akti i katërt përfundon me Rodolfon, që derdh lot mbi trupin e pajetë të Mimi-së.
Pavarësisht historisë tragjike të dy të rinjve dhe dashurisë së tyre, të mundur nga varfëria dhe turbekulozi, opera ofron të qeshura dhe momente gazmore, ashtu si dhe dhimbje dhe humbje tragjike.
Top Channel