Martesa, si lidhet ajo me kancerin? Studimi amerikan zbulon “të pathënat” e sëmundjes, të mos pasurit një partner mund të…
Rreth 36 milion njerëz në gjithë botën, që përbëjnë 0.5 përqind të popullsisë globale, jetojnë në kushte skllavërie moderne.
Në këtë përfundim ka mbërritur studimi i një grupi kundër fenomenit të skllavërisë, i njohur si “Walk Free”.
Grupi thotë se India mban vendin e parë në listë me numrin më të madh të skllevërve, ndërsa Mauritania ka përqindjen më të lartë në raport me popullsinë e saj.
Skllavëria përfshin të gjithë personat që detyrohen të punojnë pa pagesë, për shkak të borxheve, personat e trafikuar për qëllime prostitucioni apo për të mbledhur lëmoshë dhe martesat me kusht.
Të dhënat e grupit shkojnë përtej atyre të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Punës që në 2012 deklaronte rreth 21 milion njerëz të ndodhur në kushtet e skllavërisë moderne.
Top Channel