Ajo që Agjencia Hapësinore Europiane i druhej, ndodhi. Roboti Philae ndaloi së transmetuari informacione drejt tokës dhe është vënë në gjendje “vegjetative” për të kursyer energjinë e paktë të mbetur në bateri.

Roboti është ulur në një zonë ku shkëmbinjtë i pengojnë paneleve të tij diellore që i shfrytëzon për karikimin e baterisë të bien në kontakt me rrezet.

Inxhinierët e ESA-s druhen se ky mund të ketë qenë kontakti i fundit me robotin, megjithëse ka ende shpresa që të rikthehet në punë, pasi aktualisht panelet rrihen për 90 minuta nga rrezet e diellit dhe nga toka inxhinierët kanë nisur një komande për riorentimin e paneleve me shpresën e maksimalizimit të sipërfaqjes së paneleve që bien në kontakt me rrezet diellore.

 Por megjithë kohën e paktë që funksionoi, për shkencëtarët e agjencisë europiane Philae përmbushi misionin kryesore, atë të uljes historike në një kometë dhe më pas dërgimit të informacioneve drejt tokës.

Philae u shkëput nga sateliti Rosetta ditën e mërkurë dhe u ul në sipërfaqjen e kometës 67/P.

Top Channel