Martesa, si lidhet ajo me kancerin? Studimi amerikan zbulon “të pathënat” e sëmundjes, të mos pasurit një partner mund të… Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Amerika është zbuluar nga marinarë myslimanë që në shekullin XII dhe jo nga Cristoforo Colombo në 1492.
Këtë deklaratë Erdogan e ka bërë në Samitin e parë të liderëve myslimanë të Amerikës Latine, zhvilluar në Stamboll.
“Në ditaret e tij Cristoforo Colombo i është referuar pranisë së një xhamie në majën e një mali në Kubë”, tha Erdogan.
Presidenti turk, partia e të cilit bazohet në politikën islame, shprehu dëshirën për të rindërtuar një xhami në vendin ku sipas tij e gjeti Colombo dhe për këtë njoftoi se do të zhvillojë bisedime me Kubën.
“Kontaktet mes Amerikës Latine dhe Islamit datojnë që në shekullin XII”, tha më tej Erdogan, duke i dhënë kredite teorisë së tij dhe jo asaj të njohur botërisht.
Botërisht besohet se Colombo e zbuloi Amerikën në vitin 1492, teksa me ekuipazhin e tij përpiqej të gjente një rrugë të re për në Indi.
Por në një artikull të publikuar në vitin 1996, hostoriani Youssef Mroueh thoshte se, hyrja e lundrimtarit gjenovez ishte provë se myslimanët e kishin arritur Amerikën më parë dhe se feja islame ishte e përhapur.
Megjithatë, deri më sot në Amerikë nuk është gjetur asnjë strukturë islamike që të datojë para periudhës së Colombo.
Top Channel