Një lavazh ndryshe nga të tjerët

05/11/2014 00:00

Në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një lavazh për makina ku shërbejnë vajza të reja me bikini. Ideja për të hapur një lavazh të tillë ishte e 47-vjeçarit Steve McMahon, i cili e nisi biznesin rreth 5 vite më parë pa shumë pretendime.

“Doja të bëja para’ për shkollën e vajzës dhe nuk e prisja të rritej kaq shumë. Na vijnë makina të ndryshme, madje edhe shumë të shtrenjta si Lamborghini, Ferrari apo Bentley”, tregon pronari i ‘Baywash Bikini Car Wash’.

Shumë njerëz e konsiderojnë seksist faktin që punonjëset duhet të lajnë makinat duke qenë shumë pak të veshura, por ato vetë nuk e mendojnë aspak kështu. 24-vjeçarja Jacki Orlando thotë: “Më pëlqen të punoj në Baywash. E di që disave nuk i pëlqen kjo gjë, por mua nuk më duket gjë e keqe. I dashuri dhe familja ime nuk e kanë problem që punoj këtu.”

Duke parë se punët po shkojnë shumë mirë, Steve po mendon që shumë shpejt të hapë disa pika të reja të lavazhit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel