Trajnimi i ushtarëve të ISIS-it

03/11/2014 00:00

ISIS mban prej muajsh nën kontroll qytetin e Mosulit, qyteti i dytë më i madh irakian dhe një pikë strategjike të cilën ushtria e Bagdadit nuk ka mundur ta vendosë nën kontrollin e saj ende.

Disa javë më parë ISIS u vlerësua si organizata terroriste më e mirëarmatosur dhe njëkohësisht më e mirëfinancuara për shkak të fushave naftëmbajtëse që kontrollon si në Siri ashtu edhe në Irak.

Ditët e fundit ekstremistët tronditën sërish opinionin mbarëbotëror me masakrat masive ku të paktën 300 persona kanë gjetur vdekjen.

Për të ruajtur kontrollin e këtyre rajoneve xhihadistët trajnohen vazhdimisht dhe si baza përdor ambientet publike. Një e tillë është edhe një urë në autostradën dalëse të Mosulit ku ushtarët e ISIS-it trajnohen vazhdimisht për të qenë të përgatitur në fushën e betejës, ndërsa nën këmbët e tyre kalojnë automjetet.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel