Martesa, si lidhet ajo me kancerin? Studimi amerikan zbulon “të pathënat” e sëmundjes, të mos pasurit një partner mund të…
Një pastor anglez ka thënë se fëmijët që vishen për Halloween si shtriga ose si djaj janë më të këqinj se nazistët ose terroristët. Pastori Chris Briggs i Kishës Metodiste në Dorset të Anglisë nënvizoi se prindërit nuk lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë derë më derë të veshur si Hitleri apo luftëtarët e ISIS-it, por nuk e kanë problem t’i lënë ata të vishen si djaj dhe shtriga.
Në blogun e tij lexohet: “Jam dakord me ata prindër që nuk lënë fëmijët të maskohen si nazistë ose si terroristë. Nga ana tjetër, po këta prindër i veshin vetë fëmijët si shtriga apo djaj, gjëra që përfaqësojnë një ligësi shumë më të madhe.”
Pastori shtoi se të krishterët nuk duhet ta festojnë fare Halloween-in pasi shoqëria do të ishte më mirë pa të.
“Në këtë periudhë të vitit lulëzon biznesi dhe shitjet e sharrave me gjak. Sa bukur është kur sheh një 6-vjeçar që mban diçka të tillë në dorë”, shkruan me ironi pastori anglez.
Top Channel