Njëra prej shkëputjeve më të mëdha të Facebook ndodhi vitin e kaluar, kur për katër orë me radhë përdoruresit e rrjetit social më të përhapur në botë nuk mundeshin të hapnin llogaritë e tyre.

Por përtej ankesave të përdoruesve që s’hapin dot llogaritë e tyre zhvillohet edhe një debat financiar që thuajse asnjëherë nuk merret në konsideratë kur bëhet fjalë për probleme të tilla teknike.

Sipas “Atlantic” Facebook në 3-mujorin e fundit ka fituar 3.2 miliard dollarë. Nëse shuma ndahet në 91 ditë zbulohet se Zuckerberg fiton 35 milion dollarë në ditë, 1.5 milion në orë ose 24.5 mijë dollarë në minutë.

Në bazë të këtyre të dhënave është e thjeshtë të mbërrish në përfundimin se Zuckerberg bëhet me dhimbje koke edhe nëse krijesa e tij sociale del offline për pak minuta.

Top Channel