Një serfist australian lundroi për disa minuta në shoqërinë tmerruese të një peshkaqeni të bardhë, që fatmirësisht ishte thjesht kurioz.

Andy Johnston ndodhej në brigjet jug-lindore të Perthit me 21 shtator së bashku me një grup sërfistësh. Me t’u lëshuar alarmi për praninë e “të paftuarit” gjithë sportistët e tjerë nxituan për të dalë në breg, por jo Andy.

Ai qendroi dhe për pak momente i ngrirë mbi ujë ndërsa peshkaqeni shëtiste nën të. Në një moment Andy i ndihmuar edhe nga një dallgë kapi bregun i palënduar.

Fotot e mëposhtme, që tregojnë momentet e frikshme, u shkrepën vetëm 2 javë para se një peshkaqen sulmoi një koleg të Andy i cili nuk kishte të njëjtin fat. Nga sulmi ai humbi krahun e tij të majtë dhe mori plagë të mëdha në krahun tjetër.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel