Prokurori i pergjithshem Adriatik Llalla është takuar këtë të mërkurë në Uashington me sekretarin amerikan të Drejtësisë, kryeprokurorin Eric Holder.
Sipas një njoftimi për shtyp nga organi qëndror i akuzës, Llalla dhe Holder kanë diskutuar për një sërë çështjesh me interes të përbashkët.
Sipas burimit, dy kryeprokurorët e kanë vënë theksin në veçanti tek lufta kundër trafikut të qënieve njerëzore dhe tek një seri hetimesh dypalëshe.
Mësohet se Llalla e ka informuar homologun amerikan me nismat dhe rezultatet e prokurorisë shqiptare në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Gjithashtu, Llalla ka nënvizuar se ndihma e Shteteve të Bashkuara për prokurorinë shqiptare ka pasur një rol kyç në rritjen e cilësisë së hetimeve, saktëson më tej njoftimi për shtyp.
Top Channel