Facebook rikthehet pas në kohë, krijon forume të stilit të ‘90

25/10/2014 00:00

Para epokës së rrjeteve sociale ishin forumet e diskutimeve dhe disa vite më pas, Facebook rikthen konceptin e tyre duke hedhur në treg “Rooms”, një aplikacion që do t’i lejojë përdoruesve të tij të hapin ‘dhoma’ ku mund të bisedojnë edhe si anonimë.

Risia ishte paralajmëruar disa javë më parë nga “New York Times”, por tashmë është zyrtare.

Projekti është një vepër e Josh Miller, 24-vjeçari ideues i forumit të diskutimeve online Branch, të cilin Facebook e bleu në muajin janar të këtij viti.

Brenda “Rooms” bisedat do të jenë publike. Administratori apo krijuesi i një ‘dhome’ mund të vendosë së kë të pranojë dhe kë të refuzojë në bisedë, ndërkohë që brenda këtyre ‘dhomave’ do të lejohet përdorimi i pseudonimeve për përdoruesit. Po brenda këtyre dhomave mund të shkëmbehen foto dhe video me përdorues të veçantë ose më gjithë rrethin e anëtarëve të një dhome të tillë.

Për momentin aplikacioni është i jashtëm, krejtësisht i shkëputur nga Facebook dhe i gatshëm për shkarkim vetëm tek “App Store” në Shtetet e Bashkuara. Me kalimin e kohëve do të bëhet shkrirja me rrjetin social dhe shpërndarja në mbarë botën.

Top Channel