Zhurma njerëzore nga hapësira

24/10/2014 00:00

NASA publikoi për herë të parë një seri regjistrimesh audio të marra nga hapësira.

Më shumë se 60 klipe të shkurtëra audio janë hedhur në llogarinë e dedikuar të agjencisë amerikane të hapësirës “Soundcloud”.

Në regjistrime mund të dëgjohen zërat e astronautëve dhe shprehjet standarde si “Houston, we’ve had a problem” (Hjuston, kemi një problem!) apo “the Eagle has landed” (Shqiponja u ul) e deri tek zhumra të çuditëshme të shkaktuara pjesët inxhinierike të anijeve hapësinore apo edhe mbetjet që qarkullojnë nëpër hapësirë.

Mes pjesëve audio është edhe e famshmja e Neil Armstrong në momentin e hedhjes së hapit të parë në Hënë.

“Një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për njerëzimin”, do të shprehej ai në radio.

Komunikimet audio janë të krijuara nga njeriu si biseda mes astronautëve dhe qendrës së agjencisë në tokë, por nuk mungojnë edhe zhurmat e motorëve gjatë nisjes së misioneve për në orbitë.

Në hapësirë zëri e ka të pamundur të udhëtojë për shkak të mungesës së ajrit.

Për të dëgjuar këto regjistrime klikoni këtu

Top Channel