Vijërojtësja, 1 muaj jashtë për shkak të zmadhimit të gjoksit

24/10/2014 00:00

Fernanda Colombo është një vijërojtëse në Brazil e cila është bërë e famshme për bukurinë e saj, por edhe për gabimet që ka bërë gjatë karrierës.

Tashmë, kjo ndihmëse e arbitrit kryesor do të qëndrojë një muaj jashtë fushave për arsye se do të zmadhojë gjoksin me silikon.

“Po e bëj këtë për vetëbesimin tim, nuk ka të bëjë me faktin që jam edhe modele. Prioriteti im është karriera si anësore”, thotë Colombo për UOL.

“Jam trupmadhe dhe e kisha të nevojshëm një gjoks më të madh”, shtoi vijërojtësja braziliane.

Top Channel