Ai ka hequr dorë nga Anglia për të jetuar në Shqipëri. Ermando Bërdica është vetëm 13 vjeç dhe, prej Korrikut të këtij viti, jeton në Trush të Shkodrës. Ai erdhi si zakonisht për pushime, me mamanë e tij angleze dhe babain shqiptar, por nuk u largua më nga Shqipëria.

Ai është i apasionuar pas historisë dhe simboleve kombëtare shqiptare, e madje edhe dhuratat i kërkon më këto elemente. Ermando jeton me gjyshërit, shkon në shkollë dhe ka filluar të mësojë shqip.

***

Një grabitje në ishullin amerikan të Guamit përfundoi në mënyrë krejt të pazakontë, pasi grabitësi përqafoi viktimën dhe i kërkoi ndjesë për agresionin.

Një burrë i maskuar hyri brenda me një pistoletë dhe kërcënoi klientët e një salle lojrash, duke i urdhëruar të shtriheshin në tokë e t’i jepnin paratë, pasi në të kundërt do t’i qëllonte.

Një vajzë, e cila ishte në shoqërinë e të fejuarit, e terrorizuar ndoqi urdhrat e tij duke i dorëzuar edhe patentën dhe dokumentet që mbante me vete. Pas kësaj, grabitësi i ktheu disa dollarë vajzës, e cila e shokuar belbëzonte se nuk kishte më parà, as për të bërë patenën.

Në videon e sigurisë shikohet teksa grabitësi përqafon vajzën dhe të fejuarin e saj, duke iu thënë: “Më vjen keq, nuk kam zgjidhje tjetër. Askush nuk më merr në punë. Më vjen keq që iu qëlloi juve”.

***

Një grup zjarrfikësish në Shtetet e Bashkuara të Amerikëskanë bërë një akt bamirësie përtej detyrës së tyre. Një telefonatë në shërbimin e urgjencës, ishte një e moshuar që kërkonte ndihmë, sepse ishte rrëzuar në oborrin e saj. Pak ditë më vonë, grupi i zjarrfikësve shkoi dhe rregulloi mjedisin e shtëpisë, pasi shkurret e pengonin të lëvizte të moshuarën.

Top Channel