Një grup femrash ruse dhe ukrainase kanë vendosur që të organizojnë një konkurs bukurie online për të gjetur se kush është nazistja më e bukur.

Konkursi është titulluar “Miss Hitler 2014” dhe në të mund të marrin pjesë të gjitha femrat që urrejnë hebrenjtë. Pjesëmarrja është e thjeshtë: mjafton të dërgosh një “selfie” dhe poshtë fotos të shkruash arsyen pse e dashuron Rajhun e Tretë të Adolf Hitlerit.

Rregullat e hyrjes në konkurs janë këto:

1. Të jesh femër
2. Të jesh naziste
3. Të jesh femër naziste
4. Të jesh femër që urren çifutët
5. Të jesh anëtare e grupit “Adolf Hitler”
6. Të postosh një foto naziste
7. Të marrësh LIKE te fotoja naziste
8. Të mos ofendosh fotot e femrave të tjera

Faqja ka më shumë se 7000 LIKE në Facebook.

Top Channel