Pak verë, kikirikë dhe çokollatë, për të luftuar osteoporozën

17/10/2014 00:00

Një gotë verë e kuqe, disa kikirikë apo një copë çokollatë mund t’iu ndihmojnë kundër osteoporozës.

Resveratroli, një përbërje natyrore e gjetur te vera e kuqe dhe rrushi, manat apo kakaoja apo kikirikët kanë veti antiinflamatore, të cilat ndihmojnë kundër humbjes së kockave te minjtë dhe brejtësit e tjerë.

Tashmë shkencëtarët danezë kanë treguar se përbërja bimore, një lloj fenoli natyror, rrit dendësinë e kockave të shtyllës kurrizore me sindromin metabolik, i cili lidhet me inflamacionet e gradës së ulët, gjë që mund të shkaktojë humbjen e kockave.

Sindromi metabolik është shkaktar i disa rreziqeve, si obeziteti apo presioni i lartë i gjakut, që rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, atakeve kardiakë dhe diabetit.

Dr Marie Juul Ornstrup, nga Spitali Universitar i Aarhusit, tha se “studimi ynë është i pari që zbulon potencialin e resveratrolit si një “drogë” antiosteoporozës te njerëzit. Gjetjet tona sugjerojnë se ky komponent stimulon qelizat kockëformuese në trup”.

Studimi është publikuar në revistën “Endocrine Society”, të Klinikës së Endokrinologjisë dhe Metabolizmit, e studion densitetin mineral të kockave dhe shenjat e formimit të kockave dhe riabsorbimit të tyre në meshkujt e moshës 66-vjeçare me sindromin metabolik.

Top Channel