27-vjeçari gjerman, Matthias Schlitte transformoi në histori suksesi një problem gjenetik të trashëguar që nga lindja, ku krahu i djathtë është 33 përqind më i madh se i majti.

I riu gjerman është shndërrar në yllin e fundit në sportet e mundjeve të dorës, duke fituar 14 kampionate radhazi. Vetë sportisti, i quajtur ndryshe edhe si “Hell Boy”, frymëzuar nga personazhi i filmit me të njëjtin titull, apo “Popeye” si personazhi i famshëm i filmave vizatimorë, thotë se gjatë fëmijërisë ka vuajtur ‘shakanë e natyrës’, por tashmë ndjehet shumë mirë, nisur edhe nga fakti që po e përdor në avantazh të tij.

Përveç suksesit në sportin e mundjes së dorës, 27-vjeçari po shijon edhe të ardhura të majme financiare nga dhjetra spote publicitare ku është protagonist.

Top Channel