Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Fotot më të mira ushtarake, të bëra nga profesionistë dhe amatorë përgjatë vitit të kaluar, u zgjodhën këtë të enjte në Army Photographic Awards, eveniment i mbajtur në akademinë ushtarake të Andoverit në Britaninë e Madhe.
Gara ishte e hapur për të gjithë personelin ushtarak dhe në të u paraqitën foto të ushtarëve gjatë aksioneve në misione të ndryshme në mbarë botën.
Çmimin për foton më të mirë profesionale e mori rreshteri Paul Morrison nga Trupa Mbretërore Logjistike, i cili në vitin 2012 kishte kryer një mision 6-mujor në Afganistan.
Juria vlerësoi albumin e tij me 6 foto, që tregonin ushtarët në krye të detyrës në frontin e luftës. Megjithatë, fotoja e preferuar e tij ishte ajo me diçiturën “Fillestarët”, që tregonte një ushtar të ri gjatë një parade ushtarake.
Fotoja me sfondin më të mirë, e zgjedhur përmes rrjeteve sociale, ishte ajo e tetarit Jamie Peters, e quajtur “Fluturimi i topave të zjarrtë”, që tregon një helikopter tip “Apache” në fluturim pas një shpërthimi të madh.
Çmimin për portretin më të mirë e mori rreshteri Russ Nolan, ndërsa tetari Dean Docwra mori atë për foton më të mirë amatore.
Top Channel