Ndonëse jo me fluksin e produkteve të para, atëherë kur i prezantonte Steve Jobs, dyqanet e iPhone sërish dynden nga njerëzit sa herë që në treg hidhet një produkt i ri.

Klientë që presin në radhë për orë, e shpesh edhe me ditë për të patur bërë të tyrin një iPhone, i cili është edhe produkti më i suksesshëm i Apple. Por deri ku mund të arrijë çmenduria për një telefon të tillë?

Një amerikan nga Detroiti njoftoi se shkëmben shtëpinë e tij me një iPhone 6. Në fakt banesa është në gjendje të mjeruar, e lënë pas dore dhe me një detyrim ndaj organeve të tatimeve që shkon pak më shumë se 6 mijë dollarë.

Megjithatë, sërish krahasuar me vlerën e një iPhone 6 në Shtetet e Bashkuara (mesatarisht 400-500 dollarë) diferenca është e madhe.

Top Channel