Nobeli i Kimisë, për mikroskopin optik

08/10/2014 00:00

Dy amerikanë dhe një gjerman kanë fituar Nobelin për Kiminë këtë vit, për punën e tyre ndaj mikroskopit optik, i cili ka ndihmuar në njohjen e molekulave duke na lejuar të shohim se si funksionojnë ato.

Fituesit janë Eric Betzig, Stefan W. Hell dhe William E. Moerner, të njoftuar nga komiteti i Nobelit në Suedi gjatë së mërkurës.

Në vitin 1873, shkenca besonte se kishte arritur limitet se sa detaje mund të ofronte një pamje mikroskopike, kur Ernst Abbe tha se ishte arritur rezolucioni maksimal. Fituesit e këtij viti kanë provuar se pretendimi i atij ishte i gabuar.

“Për shkak të arritjeve të tyre, mikroskopi optik tashmë mund të lundrojë edhe në botën “nanometrike”. Tashmë, shkencëtaret mund të shohin se si proteinat në vezët e fertilizuara ndahen në embrione, ose mund të ndjekin proteinat e përfshira në sëmundjet e Alzheimerit dhe Parkinsonit, tha komiteti.

Hell, nga Instituti “Max Planck” për Kiminë Biofizike në Gottingen, dhe Heidelberg, nga Qendra gjermane për Kërkimet për Kancer, të dy në Gjermani, zhvilluan një mënyrë se si mund të përdoren dy trarë lazerash për të bërë molekulat individuale të skuqen ose jo.

Top Channel