“Pushtimi i hapësirës”, SHBA dhe India bashkojnë forcat

07/10/2014 00:00

Pak ditë më parë India njoftoi mbërritjen me sukses në orbitën e Marsit të sondës së saj eksploruese, hap që u cilësua historik e që pasoi mbërritjen po me sukses në destinacion të një sonde amerikane me të njëjtin objektiv; studimin e atmosferës së “Planetit të Kuq”.

E pas këtyre sukseseve dy agjencitë hapësinore, ajo amerikane NASa dhe homologia indiane bashkojnë forcat “në pushtimin e hapësirës”.

Dy agjencitë nënshkruan dokumentin e bashkëpunimit me rastin e 65-vjetorit të Kongresit Ndërkombëtar të Austronomisë së Torontos.

Bashkëpunimi do të shtrihet në shkëmbimin e të dhënave dhe ideve të misioneve përkatëse në Mars, por zgjerohet edhe mbi satelitët e secilës agjenci në orbitën e Tokës, ndërsa nuk përjashtohen që në të ardhmen të punohet për ndërtimin e projekteve të përbashkëta.

Misioni indian i njohur si “Mangalyaan” mbërriti në Mars më 24 shtator, ndërsa dy ditë më parë në të njëjtën orbitë u vendos edhe “Maven” i NASA-s.

Top Channel