Reforma, të gjithë në tryezën e Nishanit

06/10/2014 00:00

Reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ajo nuk nis nga zero, nuk duhet të kthehet pas dhe duhet të zhvillohet mbi progresin e deritanishëm.

Këto ishin konkluzionet në përfundim të tryezës për drejtësinë, të organizuar nga presidenti i Republikës, i cili i rekomandoi ministrit të Drejtësisë që brenda dy javëve të thërrasë një tryezë për këtë qëllim. Tryezë nga e cila duhet të përpilohet një udhërrëfyes.

“I rekomandoj ministrit që të mbledhë brenda dy javëve një tryezë të rrumbullakët me aktorët e lartëpërmendur, për të hartuar një udhërrëfyes konsensual mbi konkluzionet që u konstatuan. Pas miratimit të këtij dokumenti, personalisht do të monitoroj me asistencën e Komisionit të Venecias, Komisionit Evropian dhe OSBE-së ngritjen e grupeve të posaçme të punës, që do kthejnë këtë udhërrëfyes në plan veprimi, duke i dhënë prioritet masave të domosdoshme që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve. Do t’i sugjeroja KE-së që në grupin e punës për gjyqësorin të zgjerohej pjesëmarrja e aktorëve dhe të ndiqej me përparësi monitorimi i zbatimit të angazhimeve të marra”, deklaroi Nishani.

Per dy aleatet e majte Kryeministrin Rama dhe kreun e kuvendit Meta problemet ne sistem jane shume here me te medha, ndaj edhe kerkojne sipas tyre nje perqasje te drejteperdrejte dhe te forte.

“Ne mund të fshihemi pas Kushtetutës dhe mund t’i tregojmë njëri-tjetrit ligjet, e mund të bëhemi zëdhënësit më të zhurshshëm të lirive dhe të drejtave të gjykatësve e të anëtarëve të korruptuar të KLD-së, por kjo nuk do të na ndihmojë të shkojmë në Europë. Kjo,  vetëm do të ushqejë debatin shtet mes nesh, ndërkohë që Bashkimi Europian, dyert nuk ka për të na i hapur kurrë, nëse ne nuk do të provojmë dy gjëra themelore, e para se drejtësia nuk është mall që shitet dhe që blihet, dhe e dyta, se përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë”,tha Rama.

“Nga reforma në gjyqësor pritet që të krijohen kushte që sistemi të jetë realisht i pavarur nga politika dhe humoret e saj, por të mos vazhdojë të jetë i pavarur nga Kushtetuta dhe ligji, siç ka ndodhur shpesh në segmente të tij”, u shpreh Meta.

Nderkohe, kreu i opozites kundershtoi pasi shprehu vullnet per reformen, kundershtoi hapat e deritanishme te mazhorances qeverisese, te cilat i quajti nje tentative per te uzurpuar drejtesinë.

“Reformimin e sistemit, për të luftuar korrupsionin, i cili duhet të bëhet nga vetë sistemi dhe jo nga Qeveria, e thënë troç: Qeveria duhet të mbajë larg duart nga gjyqësori. Kapja politike e gjyqësorit është burimi më i keq i deformimit dhe korrupsionit në drejtësi’, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ministri i Drejtesise, Nasip Naço pasi detajoi pikat e reformes e vuri theksin te Keshilli i Larte i Drejtesise, qe siç la te kuptohet eshte maja e ajsbergut e një reforme, qe do te vazhdoje me pas shkalle-shkalle ne te gjithe hallkat e tjera.

“Reformimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të synojë nga njëra anë ruajtjen e pavarësisë dhe rritjen e përgjegjshmërisë së këtij institucioni, por nga ana tjetër evitimin e emërimit dhe të promovimit në karrierë të gjyqtarëve, në bazë të sistemit koorporatist, nepotik dhe klientelist. Ka ardhur koha që anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përfaqësues të legjislativit në KLD të jenë të depolitizuar dhe ndoshta duhet të zgjidhen me shumicë të cilësuar në Kuvend dhe të parashikohen kritere të qarta në ligj për emërimin e tyre”, tha Naço.

Top Channel