FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Banka Botërore miratoi kredinë prej 150 mln dollarësh, shumë kjo që do të shkojë për financimin e investimeve në sistemit energjitik të zhytur në krizë.
Zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja, thotë se mbi 90 mln dollarë do të investohen në sistemin e Shpërndarjes, në të cilin nuk është investuar prej vitesh.
“Lidhen kryesisht me 3 komponentë, që janë matja e energjisë, me rreth 300 mijë matësa; me rrjetin e Shpërndarjes si komponent i dytë, instalime që reduktojnë ndërhyrjet ilegale në rrjet, ata që vjedhin energjinë; dhe komponenti i tretë është menaxhimi i sistemit”, tha Ilir Bejtja.
Pjesa tjetër e kredisë, sipas zv/ministrit Bejtja, është fond që do të lëvrohet nga Koorporata Elektro-Energjetike për blerjen e energjisë në rastet e emergjencave hidrike.
“Një pjesë e rëndësishme e kësaj kredie, rreth 30 mln dollarë, do të alokohen për situata të paparashikuara të gjenerimit të energjisë në vend, për të mbrojtur me furnizim tregun e rregulluar, kryesisht konsumatorin familjar që mbulohet nga KESH”, tha më tej Ilir Bejtja.
Zv/ministri Bejtja thotë se kredia i jep mundësinë operatorëve të Shpërndarjes e Transmetimit si dhe KESH-it, që për shtatë vite të fokusohen vetëm në kryerjen e reformave për të nisur likuidimin pas kësaj periudhe për 22 vite.
Top Channel