Projekt per pastrimin e ujerave

10/09/2014 00:00

Bashkia e Librazhdit dhe Prrenjasit janë të vetmet bashki që ndodhen pranë lumit Shkumbin të cilat së shpejti do të kenë një impiant të pastrimit të ujërave të zeza.

Aktualisht ato derdhen në lumin Shkumbin duke bërë që ky lumë të jetë një nga lumenjtë më të ndotur në vend. Projekti është bërë në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim KFW.

Shefki Çota, kryetar i Bashkisë së Librazhdit, thotë: “Ne si administratë kemi bërë marrëveshjen me Bankën Gjermane për Zhvillim për të realizuar një impiant riciklimi të ujërave të zeza dhe kolektorin kryesor të ujërave të zeza. Specialistët gjermanë ishin në Librazhd dhe e panë që një investim i tillë ishte i domosdoshëm.”

Projekti me vlerë rreth 5 milionë euro pritet të nisë zbatimin në muajin tetor të këtij viti. Ai do t’i shërbejë një komuniteti prej rreth 54 mijë banorësh duke përfshirë edhe Bashkinë e Prrenjasit.

Top Channel