MAS, udhezim per transferimin e studenteve

10/09/2014 00:00

Udhëzimi, që pritet të dalë nga Ministria e Arsimit, do të saktësojë të gjithë procedurën për transferimin e studentëve të universiteteve private, që u mbyllën.

Në udhëzim do të saktësohen kuotat, konvertimi i krediteteve, si dhe datat kur do të kryhen procedurat.

Janë 6 mijë studentë, të cilët duhet të plotësojnë dosjet sipas kritereve të përcaktuara në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit për transferim në universitetet publike.

Por, një pikëpyetje e madhe mbetet për ata studentë, të cilët kanë frekuentuar programe të paakredituara nga Ministria e Arsimit, në këto universitete.

Ndërkaq, Ministria do të bëjë njehsimin e krediteve për çdo student, në mënyrë që të shihet se ku mund të vijojnë studimet. Kjo procedurë do të ndiqet vetëm nëse studentët do të duan të vijojnë studimet pranë universiteteve publike.

Dyert e universiteteve publike dhe private do të hapen më 20 Tetor.

Top Channel