Të drejtat e pakicave shqiptare

09/09/2014 00:00

Të drejtat e shqiptarëve në rajon ishte kërkesa kryesore që qeveria shqiptare i drejtoi përfaqësueses së Zyrës së Pakicave Kombëtare të OSBE-së.

Për herë të parë Komisionerja e Lartë, Astrid Thors ka mbërritur në Tiranë, ku fillimisht është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Nga zoti Bushati, zyrtarja e OSBE-së është njohur me pikëpamjet e Shqipërisë për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Shefi i diplomacisë shqiptare tha se, Shqipëria është një faktor konstruktiv në rajon dhe është e gatshme të japë kontributin, në bashkëpunim me zyrën e komisioneres, për mbikëqyrjen dhe zbatimin e parimeve të OSBE-së për pakicat kombëtare në të gjitha vendet e rajonit.

Në qendër të punës së kësaj zyre të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë është gjetja e mekanizmave për parandalimin e konflikteve etnike.

Top Channel