Përsëri në këmbë, pas shpërthimit me eksploziv

08/09/2014 00:00

Julian Çela është 29 vjeç. Ai humbi të dyja këmbët në Shkurt të këtij viti, pas një shpërthimi me eksploziv që, në fakt, synonte pronarin ku punonte.

Juliani ka mbaruar për Juridik në Shkodër dhe është martuar me Erjolën, 4 vjet më parë. Erdhën të jetonin në Tiranë, në shtëpi me qira, por hasën shumë vështirësi për të gjetur punë.

Sapo kishin sjellë në jetë Joelin, djalin e tyre të parë. Erjola ka punuar si edukatore, deri sa mori lejen e lindjes, ndërsa Juli si kamarier. Kishte disa muaj që punonte në profesionin e tij, si jurist, megjithëse me një rrogë shumë modeste, prej 20 mijë lekësh.

Të dy janë pjesë e komunitetit të krishterë dhe, pasi ndodhi tragjedia, shumë besimtarë të njohur e të panjohur kanë kontribuar për t’i ndihmuar, pasi ishin në gjendje shumë të vështirë ekonomike.

Ai kaloi operacione këtu në Tiranë, e më pas me anë të donacioneve arritën të shkonin në Korrik në Dallas të Shteteve të Bashkuara, për të vënë këmbë proteze.

Gjithçka është bërë falas me kontribut të besimtarëve të krishterë. Ndenjën një muaj atje dhe Juliani tani mund të ecë, pavarësisht vështirësive.

Jeta e tyre ka ndryshuar krejtësisht. Ata janë në vështirësi të mëdha ekonomike, pasi të dy janë të papunë. Juliani nuk merr as kemp, pasi nuk ka qenë i siguruar në punën e mëparshme.

Top Channel