Rigjallërimi i pazarit të Krujës

05/09/2014 00:00

Është nënshkruar të premten Memorandumi i Mirëkuptimit për zbatimin e projektit “Rigjallërimi i Pazarit të Krujës”. Projekti, me një fond prej 800.000 dollarësh, do të zbatohet gjatë dy viteve në vijim.

Marrëveshja është firmosur mes qeverisë shqiptare, Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Bashkisë së Krujës dhe komunitetit të biznesit artizanal në pazarin e këtij qyteti.

Përmes këtij projekti do të rehabilitohet kalldrëmi tek pazari i vjetër, do të rinovohen çatitë dhe fasadat e dyqaneve, do të çertifikohen produktet artizanale, si dhe do të mbështeten bizneset në pazar për të përmirësuar modelin e tyre të biznesit.

Top Channel