Arsimi profesional në Lezhë

05/09/2014 00:00

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, ka zhvilluar një vizitë në shkollën profesionale në Krajen të Lezhës që do të hapet këtë vit për të gjithë ata nxënës që janë të interesuar që të mësojnë aty.

Ministri Veliaj u shpreh për mediat se kjo shkollë duhet të jetë një shembull edhe për zona të tjera: “Nëse prindërit duan të bëjnë investimin e jetës së tyre, në një shkollë që ka bazën prodhuese, serat, fabrikën e vajit dhe kantinën e verës, kjo është një zgjedhje fantastike.”

Kjo shkollë është ndërtuar nga Kisha Katolike për të ndihmuar në formimin e specialistëve për agro-biznesin. Monsinjor Luciano Agustini shprehet: “Shkolla ekzistonte, por kishte tre vite që mësimi ishte ndërprerë. Jam i lumtur që qeveria po na jep mundësinë të vazhdojmë të edukojmë brezat e rinj.”

 Po ashtu, edhe kryetari i shoqërisë së bashkëpunimit bujqësore, Preng Marku, u shpreh se kjo shkkollë është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë që të marrin një profesion që i siguron të ardhmen.

Qendra e formimit profesional “At Gjon Fausti” në Krajen e nis vitin akademik për të formuar nxënësit në drejtimet e agro-biznesit në mënyrë që të ketë profesionistë pasi në këtë zonë kultivohen produkte të shumta dhe nevoja për specialistë është e madhe.  

Top Channel