Pranimi i studentëve të privatëve

01/09/2014 00:00

Studentët e universiteteve private që u mbyllën, të cilët do të drejtohen në univeristetet publike duhet të paraqiten pranë komisoneve të vlerësimit që pritet të ngrihen këto ditë në këto univeristete.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se rektorët e këtyre univeristeteve kanë treguar gatishmëri për mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Edhe në ditët në vijim ne do detajojmë programin e ndihmës duke ngritur komisionet e pritjes së studentëve, që me përgjegjësi të plotë dhe dashuri do trajtohen rast pas rasti, duke studiuar cilësinë e dosjeve të tyre”, deklaroi Nikolla.

Nga kjo reformë e ndërmarrë në arsimin e lartë, theksoi ministrja Nikolla, do të përfitojë e gjithë shoqëria.

“Ne jo vetëm ofrojmë një shans të dytë, por është një program specifik që nuk cënon cilësinë e universiteteve tona, të studentëve, nuk cënon asgjë nga buxhetet e universiteteve, por përkundrazi fitojnë të gjithë. Fitojnë studentët që marrin një shans të dytë, ata që vijnë në universitetet publike, që nesër nuk do të konkurrohen më nga diploma pa vlerë për të hyrë në tregun e punës”, nënvizoi Nikolla.

Ministrja Nikolla garantoi studentët se edhe një nga universitetet e mbyllura, i cili po krijon pengesa për dhënien e dosjeve që kërkojnë të transferohen, do të marrë përgjegjësitë e tij.

Top Channel