Kategoria e Parë/ Besa e Maganit vijon me fitoret, Skënderbeu merr tre pikët në fund. Luhen dy ndeshjet e fundit të vitit
“Gjithmonë kam thënë se ai që fiton Botërorin është piloti që është paraqitur më mirë në pistë, por këtë vit duket se nuk është kështu.”
Këto janë fjalët e Jenson Button, i cili ka kritikuar kryesuesin aktual të renditjes së pilotëve në Botërorin e Formulës 1, gjermanin Nico Rosberg.
Në garën e fundit (Cmimi i Madh i Belgjikës), Rosberg preku shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton duke i shkatërruar garën britanikut, ndërsa vetë përfundoi i dyti duke thelluar avantazhin në klasifikim.
“Mendoj se gjëra të tilla nuk janë të mira për sportin. Ishte një aksident i kotë pasi në atë kthesë Nico nuk kishte aspak hapësirë. Më vjen keq për Hamiltonin pasi po zhvillonte një garë shumë të mirë”, thotë piloti i McLaren.
Top Channel