Vjedhja në BSH, Apeli lë në burg të dyshuarit

26/08/2014 00:00

Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për 7 nga 10 të arrestuarit për skandalin e vjedhjes së 7.1 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë.

Të martën paradite, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Metush Saraçi, Gramoz Levanaj dhe Hysni Demiraj ka thirrur secilin nga të pandehurit dhe avokatët e tyre për të dëgjuar kërkesat e tyre.

Kundërshtimet e të pandehureve kishin të bënin më së shumti me caktimin e një mase sigurie më të butë se sa me hedhjen poshtë të provave dhe fakteve të mbledhura nga prokuroria për secilin prej të arrestuarve.

Pavarësisht pretendimeve të avokatëve, treshja gjykuese konfrimoi masat e sigurisë “arrest me burg” të vendosura më parë nga Gjykata e shkallës së parë për Dorian Çollakun, Petrit Ramohitajn, Myzejen Belbën, Lavdim Canin, Bashkim Xhilagën, Liljana Tushën dhe Dhimitër Davidin.

Gjatë seancave gjyqësore ra në sy fakti se si prokuroria ashtu edhe trupi gjykues kanë mbajtur në konsideratë faktin e vjedhjes së shumës së konsiderushme prej 7.1 milionë dollarë përballë pretendimeve të të akzuarve nëse me veprimet apo moisveprimet e tyre kishin ndikuar ose jo në realizmin e kësaj vjedhjeje.

Më herët Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi masën e arrestiti me burg për të pandehurin tjetër të kësaj çështjeje, Klevis Bejtaj. Ndërsa dy të arrestuarit e parë për këtë krim, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia nuk kanë apeluar masat e arrestit të vendosura nga Gjykata e shkallës së parë.

Top Channel