Atletico Madrid bën ofertë për Shaqirin
26/08/2014 00:00
Atletiko Madrid i ka bërë një ofertë zyrtare Bajernit të Mynihut për Xherdan Shaqirin.
Sipas faqes calciomercato.com, bardhekuqtë spanjollë kërkojnë me ngulm edhe një tjetër futbollist për të përforcuar skuadrën dhe kanë zgjedhur kosovarin që mund të luajë në të dy krahët e sulmit. Shuma e ofruar për klubin gjerman nuk bëhet e ditur.
Pep Guardiola nuk do e kishte problem të privohej nga shërbimet e Shaqirit, por edhe Juventusi e kërkon sulmuesin dhe vetë lojtari duket se ka dëshirë të vazhdojë karrierën në Itali.
Nëse nuk arrijnë të blejnë Shaqirin, drejtuesit e kampionëve në fuqi të Spanjës do të mundohen të blejnë Lavezzin ose Cercin.
Top Channel