Surpriza për banorët australianë

05/08/2014 00:00

Banorët e qytezës Wodonga në Australi u zgjuan me një surprizë të këndëshme këtë mëngjes.

Një kangur u vërdallos i qetë nëpër rrugët e boshatisura të qytezës për disa minuta, deri në momentin që iu rikthye jetës së egër.

Ai u fotografua në rrugën “Hovell”.

“Vizita” të tilla nuk janë të rralla në qytetet australiane. Vetëm vitin e kaluar autoritetet kanë njoftuar dhjetra incidente, kur kangurët kureshtarë futen në qytete apo kopështe duke sulmuar edhe kafshët e ndryshme shtëpiake.

Top Channel