“Fenomeni”, duke u relaksuar në Mesdhe

04/08/2014 00:00

Ai do të mbahet mend gjithmonë si “djali i artë” i futbollit brazilian, apo me pseudonimin e fituar gjatë karrierës së tij “Fenomeni”.

Por, edhe pse fenomen në fushë, në jetën e përditshme nuk i shpëton gjërave të zakonshme si çdo individ tjetër, madje edhe gjatë kalimit të pushimeve verore, të cilat duket se po i kalon familjarisht në Ibiza të Spanjës.

Edhe pse bindshëm në mbipeshë, Ronaldo duket tepër i lumtur teksa shijon ditët e qeta, gjatë të cilave nuk detyrohet t’i nënshtrohet rutinës së përditshme të ushtrimeve fizike, apo fitnesit.

37-vjeçari shfaqet me një pako të madhe patatinash dhe duke pirë koktail, i shoqëruar nga familja dhe shoqëria.

Ish-sulmuesi i Realit të Madridit dhe shumë ekipeve të tjera elitare të futbollit botëror, ai provon ende se zotëron aftësi atletike, duke u hedhur me kokë nga varka në ujrat e kristalta të Detit Mesdhe.

Pushimet, në fakt, vijnë pas një vere tepër të ngarkuar për ish-futbollistin, pasi ishte një prej 6 ambasadorëve të Brazilit për zhvillimin e Botërorit 2014 në vendlindjen e tij.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel