Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lirohet nga burgu vëllai i deputetit demokrat dhe dy të tjerë Thuajse në të gjitha akset rrugore në vend, sinjalistika vidhet sistematikisht, ndërsa mbajtëset anësore dëmtohen nga aksidentet apo dhe vetë banorët, të cilët më pas i shesin për skrap.
Kjo gjendje e rrugëve është shndërruar shpesh në burim aksidentesh, që në jo pak raste kanë marrë jetë njerëzish. Kreu i Autoritetit Rrugor Shtetëror, Dashamir Gjika, thotë se, ndonëse sinjalistika rrugore është rritur me rreth 40%, ajo sërish vijon të vidhet.
“Shqetësimi më i madh është ai i vjedhjes, që i bëhet sinjalistikës rrugore, qoftë nga banorët, por edhe dëmtimet që vijnë si pasojë e aksidenteve. Ka marrëveshje bashkëpunimi me policinë për të gjitha akset tona rrugore, janë bërë denoncime që i kanë kaluar autoriteteve kompetente. Mund t’iu jap një shifër, rreth 30 të tilla vetëm gjatë këtij viti”, shprehet Dashamir Gjika, drejtori i Autoritetit Rrugor Shtetëror.
Zoti Gjika thotë se do të ndërhyhet në kodin rrugor, që ndëshkimet për dëmtuesit e elementëve të sigurisë së rrugës të jenë shumë herë më të larta. Ndërsa sa u përket dëmtimeve për shkak të aksidenteve rrugore, po negociohet me kompanitë e sigurimeve, që ato të paguajnë një përqindje në vit nga shuma e mbledhur, përmes sigurimeve që paguajnë pronarët e automjeteve.
Sipas kreut të Autoritetit Rrugor Shtetëror, ndërhyrje të tilla janë të domosdoshme, edhe sepse fondi për mirëmbajtjen e rrugëve është 8 herë më i ulët, se nevoja reale që kanë akset në vend.
“Fondi për mirëmbajten e 3700 km rrugë, që ka Autoriteti Rrugor shqiptar, është 1,3 mld lekë, që normalisht është një fond jo i mirë, pasi nuk realizon të gjitha nevojat. Nevoja reale do të ishte 8 herë më e lartë”, tha Dashamir Gjika.
Top Channel