
Barack Obama ka akuzuar Hamasin si përgjegjësin kryesor për prishjen e armëpushimit 72 orësh. Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të ushtarit izraelit i cili u rrëmbye gjatë ditës së premte.
Izraelitet pretendojnë se gjatë një operacioni të tyre në tunelet e nëndheshëm, militantët palestinezë kanë rrëmbyer një nga ushtaret e tyre dhe paralajmërojnë se nëse ai nuk lirohet sulmet do të përshkallëzohen nga ana e tyre.
Identiteti i djalit u bë i ditur nga burime zyrtare, të cilat thanë se emri i tij është Toger Hadari Goldin, 23 vjeç dhe thuhet se vjen nga një familje hebre që jeton në Cambridge prej disa vite. Por nga ana tjetër krahu ushtarak i Hamasit shfajësohet dhe thotë se rrëmbimi i Goldin ndodhi para nisjes se armëpushimit dhe akuzoi Izraelin për ‘shkelje’ të marrëveshjes së paqes.
Presidenti amerikan thekson se do të jetë e vështirë arritja e një tjetër armëpushimi, pasi nuk ka siguri nëse Hamasi do ta respektonte atë. Obama i bëri thirrje militantëve palestinezë të lirojnë menjëherë ushtarin nëse ata kërkojnë paqe. Gjithashtu, ai kërkoi nga Izraeli që të bëhej e pamundura për të shmangur vrasjen e civilëve të pafajshëm.
Më herët gjatë se premtes, edhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kërkoi urgjentisht lirim pa kushte të ushtarit. Ai nxiti komunitetin ndërkombëtar të shtojnë përpjekjet për t’i dhënë fund sulmeve ndaj Izraelit.
Top Channel