Testuesja profesioniste e lodrave seksi

31/07/2014 00:00

Shtatë orë punë, 15 orgazma dhe 18 mijë euro në vit. Kjo është puna e Cara Houiellebecq, një “testuese profesioniste” e lodrave seksi.

33-vjeçarja nga Lincolni i Britanisë së Madhe dhe nënë e dy fëmijëve thotë se çdo javë në derën e saj trokasin mesatarisht katër pako me lodra të tilla të cilat i duhet t’i testojë dhe më pas të hartojë një raport të detajuar mbi “efektet” apo “mangësitë” e produktit.

“Është një punë e mrekullueshme, është pjesë e jetës time tashmë. Më parë kam punuar në bankë, por nuk do të kthehem më kurrë atje. Puna që kam nuk është asnjëherë e mërzitëshme dhe unë e bashkëshorti im asnjëherë nuk i kemi parë lodrat e seksit si zëvendësuese, por si plotësuese të një marrëdhënieje”, rrefen Cara.

Ajo është martuar vite me parë me Darren, 37 vjeç, të cilin e ka njohur gjatë punës në një faqe interneti shitjes aksesorësh seksualë. Së bashku kanë dy fëmijë, një 9 vjeç dhe tjetrin 19 muaj.

“Sigurohem gjithmonë që të mos flas në prezencë të fëmijëve të mi në lidhje me punën që bëj”, sqaron 33-vjeçarja.

Duke kthyer kokën pas, në total Cara thotë se ka testuar mbi 2 mijë lodra seksi dhe shton se nuk ka ndërmend që të lërë punën e saj.

Top Channel