Një kujdestar në një park të Ruajtjes dhe përkujdesjes së felinëve të braktisur rrezikon që të humbë dorën e tij vetëm e vetëm për të përkëdhelur një leopard.

Nga pamjet e publikuara dhe nga tingujt e lëshuar duket se leopardit i pëlqen ledhatimi i ofruar dhe në ato pak momente kur kujdestari tërheq dorën jashtë kafazit për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm, kafsha me gjestet e saj kërkon që të vazhdojë.

Video është filmuar në “Cedar Cove Feline Conservation Park” në Louisburg në Kansas të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel