Nusja e balsamosur në vitrinë

25/07/2014 00:00

Në fakt është një manikin, por në Chihuahua thuhet se është vajza e pronarit të biznesit që ka vdekur ditën e dasmës.

Në Meksikë në Chihuahua është një biznes me fustane nusërie që është bërë shumë i famshëm, por jo për fustanet e tij.

Ato që të shkaktojnë një turbullim të vërtetë  janë manikinat dhe një në veçanti e quajtur La Pascualita ose Little Pascuala.  Sipas legjendave të zonës  manikina është në realitet vajza e pronarit të biznesit.  Vajza në fakt ka vdekur tragjikisht pas kafshimit të merimangës “Vejusha e zezë” në ditën e dasmës dhe thuhet se ata e kanë balsamosur trupin e saj për ta kthyer në një manikinë për dyqanin e fustaneve të nusërisë.

Edhe pse pronari i biznesit babai i saj, ka thënë që në fakt manikina nuk është vajza e tij thashethemet vijojnë ende duke u kthyer në një motiv për të tërhequr turistët.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel