Dikur nga mesi i viteve 1800, amerikanët i kishin përfshirë të ashtuquajturat “ethet e arit”, ndërsa sot i kanë përfshirë ethet për diçka tjetër.
Legalizimi i marijuanës ka sjellë një garë të re mes biznesmenëve dhe punëtorëve nga të gjitha zonat e Shteteve të Bashkuara.
Të gjithë ata po kërkojnë të fitojnë nga një industri që është në një evolucion të shpejtë, që ofron shpresa por edhe rreziqe.
Dhënia e lejes për atë që përtej oqeanit tashmë quhet “ari jeshil” po ndryshon ekonomitë e Kolorados dhe Uashingtonit dhe po sjell një sërë risish.
Aktualisht po studiohen aplikacione për të mundësuar shërbime dorëzimi nëpër shtëpi, ndërsa shumë të papunë janë vendosur në radhë për të siguruar një vend pune në këtë sektor.
Aktualisht marijuana është e ligjshme për qëllime mjekësore në 23 shtete të Amerikës, por të ardhurat që po vijnë nga legalizimi i saj duket se do të bëjnë që ky proces të shtrihet edhe më gjerë.
Ndoshta hapi i qeverisë amerikane për t’i dhënë dritën jeshile lëndës së lehtë narkotike nuk është i rastësishëm, pasi ndërmerret në një kohë kur vendi ka ende një ekonomi të brishtë për shkak të përfshirjes nga kriza financiare globale.
Top Channel