Rasmussen-Obama, takim për sfidat e aleancës

09/07/2014 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të diskutuar krizat, me të cilat përballet aleanca në dy pjesë të ndryshme të botës.

Takimi i së martës në Shtëpinë e Bardhë vjen në kohën kur aleanca ushtarake përgatitet për një samit të rëndësishëm në muajin Shtator.

Shqetësimi kryesor i dy liderëve është ajo çfarë po ndodh në Afganistan. Katër ushtarë të aleancës ushtarake u vranë të martën, në një sulm kamikaz në provincën lindore Parvan.

Përveç kësaj, NATO përballet me presione nga Rusia, e cila ka pushtuar Krimenë dhe vazhdon të mbështesë separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Top Channel