Irak, gjenden 53 trupa të pajetë në Bagdad

09/07/2014 00:00

Në vijim të trazirave të shumta në Irak, gjenden 53 trupa të pajetë, të cilët ishin dërguar në Jug të Bagdadit.

Ndërkaq, pas këtyre masakrave, kryeministri Nuri Al-Maliki deklaroi se zona e vetëqeverisur nga kurdët po shihet si një hapësirë shumë e lehtë për t’u zaptuar nga ISIS. Marrëdhënia e kryeministrit me zonën autonome të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit është përkeqësuar, pasi ISIS  dhe aleatët e saj u kanë bërë thirrje kurdëve për t’u bashkuar me kalifatin e tyre.

Në fjalimin e tij, Maliki tha se forcat qeveritare kanë luftuar në “betejën e fatit” për të mbrojtur Irakun, integritetin e tij territorial dhe sovranitetin nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme. Ai theksoi se Iraku është përballur me një “komplot” nga militantët xhihadistë dhe pasuesit e regjimit Baathist të ish-presidentit Sadam Husein.

Nga ana tjetër, presidenti i rajonit të Kurdistanit, Masud Barzani, ka thënë se ai nuk ndjehet i detyruar nga Kushtetuta e Irakut dhe ka ndërmend të mbajë një referendum mbi pavarësinë brenda disa muajsh. Ai ka këmbëngulur gjithashtu se partitë kurde nuk do të bashkohen asnjëherë me një tjetër qeveri të kryesuar nga Maliki.

Top Channel