Brazil, akte vandale pas humbjes ndaj Gjermanisë

09/07/2014 00:00

Në disa qytete braziliane ka pasur akte vandale pas humbjes që Brazili pësoi ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalet e Botërorit. Seleçao u poshtërua me rezultatin e thellë 7-1 , humbja më e rëndë e pësuar nga Brazili në 20 pjesëmarrjet e tij në Botëror dhe mediat e përcaktuan si të turpshme.

Pas takimit, në Belo Horizonte, aty ku u zhvillua ndeshja, në lagjen Savassi, pati përleshje në rrugë që përfunduan me arrestimin e 12 personave. Edhe në stadium pati probleme dhe shumë persona u shoqëruan nga policia deri në daljen e tij.

Në Sao Paulo, ndërkohë që trishtimi kishte pushtuar sheshet që ishin përgatitur për festë, pati episode të dhunshme. Gjithashtu, një ndërmarrje transporti ka bërë të ditur se tifozët kanë djegur 15 autobuza që ishin në stacion dhe jashtë shërbimit.

Top Channel