Ceremonia përkujtimore para funeralit të Khameneit/ Masa të rrepta sigurie dhe mobilizim masiv i qytetarëve, ‘paralizohen’ qytetet kryesore iraniane
Një helikopter ushtarak është rrëzuar në një zonë të banuar në periferitë e kryeqytetit të Vietnamit, Hanoi, gjatë së hënës, duke lënë të vdekur 16 persona e duke plagosur rëndë 5 të tjerë, bën të ditur ushtria.
Helikopteri MI-171 i epokës sovjetike, ishte në një fluturim trajnues, kur u rrëzua papritur në orët e para të mëngjesit, tha ushtaraku Von Van Tuan, zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë.
“Shkaku i rrëzimit kanë qenë problemet teknike. Kjo është një humbje serioze për ne”, tha Tuan për Reuters, duke shtuar se të gjithë viktimat ishin pjesë e bordit të helikopterit, duke mos dëmtuar asnjë civil.
Zjarrëfikëset mbërritën në vendngjarje, ndërsa njerëzit nxorrën ç’të mundeshin nga rrënojat.
Trupat ushtarakë dhe policia bllokuan gazetarët, duke mos i lejuar të hynin në vendin e rrëzimit, i cili ndodhet shumë pranë një aeroporti ushtarak dhe një strehe azilantësh, rreth 30 km në Perëndim të qytetit.
Disa shitës thanë se në bordin e helikopterit ishin paraushtarakë, të cilët sapo kishin blerë ushqim nga ata pak momente më herët.
Top Channel