“Ne e fituam luftën në Iran”, Trump provokon aleatët europianë: Nuk kishim nevojë për mbështetjen e tyre Shtohen akoma më shumë masat e sigurisë për avionët me destinacion Shtetet e Bashkuara.
Sipas “Zërit të Amerikës”, udhëtarëve në këto fluturime do t’u kërkohet t’i mbajnë të ndezur telefonët celularë, kompjuterat laptop dhe pajisje të tjera elektronike, në kuadrin e disa masave të reja të sigurisë.
Në një deklaratë të shkurtër, të lëshuar mbrëmjen e së dielës, Administrata amerikane e Sigurisë së Transportit njoftoi se pajisjet e mbyllura elektronike nuk do të lejohen në avionët që vijnë në Shtetet e Bashkuara, dhe se udhëtarët që i kanë ato mund të ndeshen me verifikime shtesë.
Në mesin e aeroporteve të huaja, që do të kryejnë kontrolle më të hollësishme, është edhe “Heathroë” i Londrës. Javën e kaluar, Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Jeh Johnson, e udhëzoi Administratën e Sigurisë së Transportit të vërë në zbatim disa masa të reja sigurie në aeroportet, që kanë fluturime direkte për në Shtetet e Bashkuara, por fillimisht nuk u dhanë hollësi.
Ky urdhër vjen, ndërsa udhëtarët nga Europa dhe Lindja e Mesme me destinacion Amerikën vazhdojnë të përballen me procedura më të forta sigurie në aeroporte.
Ekspertët i lidhin masat e reja të sigurisë me të dhënat e zbulimit, sipas të cilave militantë me lidhje me al-Kaedën janë duke ndërtuar eksplozivë, që mund të merren me vete në avion pa u diktuar.
Britania, Franca dhe Gjermania i kanë pranuar kërkesat e amerikanëve për shtim kontrollesh, megjithatë ende nuk është plotësisht e qartë sa aeroporte do të preken në total, apo nëse do të ketë vonesa për pasagjerët.
Top Channel