“Ne e fituam luftën në Iran”, Trump provokon aleatët europianë: Nuk kishim nevojë për mbështetjen e tyre Papa Françesku mbajti një takim me disa viktima të cilët kanë rënë pre e abuzimeve seksuale nga peshkopët.
Në predikimin e tij gjatë një meshe private, kreu i Vatikanit u shpreh thellësisht i prekur nga aktet e rënda.
“Unë lutem për faljen tuaj, gjithashtu, ndjesë për mëkatin e mosveprimit nga ana e udhëheqësve të Kishës, të cilët nuk i përgjigjen në mënyrën e duhur abuzimit të bëre nga anëtarët e familjes së madhe të zotit, por tashmë klerikët abuzues do të ndëshkohen me tolerancë zero”, deklaroi Papa Françesku.
Pavarësisht fjalëve të forta te Papa Françeskut, presidentja e grupit të avokatëve të të abuzuarve u shpreh se kjo meshë nuk shërbeu për asgjë sepse prej momentit që ky akt i rëndë vjen prej kishtarëve, atëherë asnjë fëmijë nuk është më i sigurt në tokë.
Në predikimin e tij, Françesku pranoi se abuzimi seksual nga priftërinjtë ka pasur pasoja të thella psikologjike mbi viktimat dhe e mbylli me frazën se aktet e rënda peshojnë mbi zemrën dhe ndërgjegjen e tij dhe të mbarë Kishës.
Një takim i tillë mes kreut të Vatikanit dhe viktimave të abuzimit nuk është i pari në llojin e tij, pasi Papa ka pasur edhe më parë një takim të tillë. Por kritikët shprehen skeptikë, duke thënë se prej Marsit 2013 kur Papa mori mandatin, duhej të kishte qenë me aktiv në këtë çështje delikate të Kishës Katolike.
Top Channel