Hillary Clinton: Putin, një ‘cowboy’ rus

07/07/2014 00:00

“Putin është një ‘cowboy’ rus dhe mund të jetë i rrezikshëm. Vendet perëndimore duhet t’i përgjigjen me një politikë kompakte politikës së kreut të Kremlinit në Ukrainë”.

E këtij mendimi është ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, që në një intervistë për të përjavshmen gjermane “Bild am Sonntag”, ka folur edhe për krizën mes Moskës dhe Kievit.

“Perëndimi duhet të ketë një reagim unik ndaj agresionit të fundit të Putin ndaj Ukrainës”, ka thënë Clinton, e cila ndodhet në Berlin për të prezantuar librin e saj “Hard Choices”.

Hillary Clinton, bashkëshorte e ish-presidentit amerikan Bill, flitet se do të jetë kandidatja e radhës e demokratëve për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, pas skadimit të mandatit të dytë të Barack Obamës.

Popullariteti i këtij të fundit ka rënë në minimumin historik, jo vetëm për shkak të krizës ekonomike, por edhe për dështimin në çështjet e politikës së jashtme.

Në këtë drejtim, Hillary Clinton është mëse e vlerësuar për mënyrën se si përfaqësoi Shtetet e Bashkuara gjatë kohës që drejtoi Departamentin e Shtetit.

Top Channel