Stuhia “Artur” godet Kanadanë

06/07/2014 00:00

E dobësuar tashmë e pa forcën e uraganit, stuhia tropikale “Artur” u përplas mbi Juglindjen e Kanadasë, duke shkaktuar sidoqoftë probleme.

200,000 shtëpi e biznese në zonë kanë mbetur pa energji elektrike. Nova Scotia dhe New Brunswick u përballën më shumë se rajonet e tjera, me shirat e rrëmbyer dhe erërat e fuqishme të “Artur”-it.

Një sërë rrugësh atje janë mbuluar nga uji, të tjera janë bllokuar prej pemëve të rrëzuara, ndërsa pati edhe vonesa të fluturimeve nga aeroporti më i madh rajonal, ai i Halifax-it.

Top Channel